KQZ në Kosovë shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në të gjithë komunat e vendit për të zgjedhur kryetarët dhe asamblistët.
Tre partitë më të votuara u renditën si më poshtë:
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 170.177 vota
- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 167.519 vota
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 161.283 vota
Gara ka qenë më e ngushtë me votat e diasporës ku Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga të dhënat përfundimtare, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, meqenëse kandidatët s’kanë arritur t’i sigurojnë votat e nevojshme për fitore në raundin e parë. LVV do të shkojë në balotazh në 12 komuna, LDK në 9 komuna, PDK në 8 komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, ku në KQZ ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta