KQZ në negociata për identifikimin biometrik, zv. komisionerja Pelinku: Ngelet në dorë të vullnetit politik

18 Janar 2021 | 08:18

Në një intervistë për Euronews Albania, Lealba Pelinku, zv. komisionere e KQZ-së, tregoi se procesi për identifikimin biometrik është në rrugën e duhur dhe beson se mund të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit por sidoqoftë ngelet e gjitha në dorë të vullnetit të palëve.

“Duhet të kemi parasysh se kusht për lidhjen e kontratës është alokimi i fondeve nga Këshilli i Ministrave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Ministrave për të kryer detyrimin i cili buron nga Kodi Zgjedhor,” – u shpreh Pelinku.

Sa i takon pajisjes së qendrave të votimit me kamera, zv. komisionerja e KQZ-së tregoi se nuk është nën përgjegjësinë e saj të flasë për këtë çështje por me sa është në dijeni janë ndërmarrë hapa konkretë për përzgjedhjen e sistemit të kamerave.

Sa kapacitet ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vërtetuar pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputet? – pyeti gazetarja Mulaj referuar edhe deklaratës së ambasadores Kim për verifikimin e kandidatëve.

Sipas Lealba Pelnikut, KQZ-ja ka kapacitet ta bëjë këtë gjë por sidoqoftë përgjegjësia kryesore i ngel padyshim subjekteve politike.

Po ashtu, në zgjedhjet e 25 prillit pritet të testohet edhe votimi dhe numërimi elektronik. Deri më tani, partitë politike ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa mazhoranca ka propozuar që testimi të bëhet vetëm në një ZAZ ndërsa opozita ka kërkuar që testimi të kryhet në qarkun e Korçës dhe Fierit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026