KQZ u kërkon bashkive përcaktimin e qendrave të votimit për vitin 2027

13 Prill 2026 | 14:10

Edhe pse zgjedhjet lokale janë ende një vit larg, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur përgatitjet për organizimin e procesit.

Në një letër drejtuar të gjitha bashkive të vendit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkon autoriteteve vendore të marrin masat paraprake për përcaktimin e qendrave të votimit që do të përdoren në pranverën e vitit 2027.

Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht në shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore.

Në këtë kuadër, KQZ kërkon që ambientet e përzgjedhura të jenë të aksesueshme, të garantojnë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit, si dhe të ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për dhomat e fshehta, vendosjen e kutive të votimit dhe pajisjet teknologjike. Po ashtu, kërkohet që këto ambiente të jenë të përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.

KQZ u ka lënë një afat prej 10 ditësh 61 kryetarëve të bashkive për të përpiluar listën e ambienteve ku qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Kodit Zgjedhor, periudha zgjedhore për zhvillimin e procesit elektoral është e përcaktuar mes datave 15 prill dhe 15 maj.

Megjithatë, procesi zgjedhor i vitit 2027 pritet të ndikohet edhe nga vendimmarrjet e Komisioneve të Posaçme të ngritura në Kuvend, të cilat po punojnë për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë

Protesta qytetare kundër qeverisë Rama dhe projektit në Zvërnec vijon ditën e 43-të të saj. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulebardin përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit në...
20:10 | 12/07/2026

Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë

Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Përmes një postimi në platformën...
17:54 | 12/07/2026

Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel, një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin si një ngjarje me...
15:47 | 12/07/2026