Krahas SPAK edhe Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 22 procedime për krimet zgjedhore
Krahas SPAK, hetime për krime zgjedhore po kryen edhe prokuroria e Tiranës e cila ka regjistruar 22 procedime penale. Në prokurorinë e posaçme policia e shtetit ka referuar edhe materiale të publikuara nga emisionet investigative.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 22 procedime penale para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, lidhur me veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore. Hetuesit e prokurorisë së kryeqytetit kanë regjistruar 15 raste vetëm për, “ Përdorimin e funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.
Gjithashtu në prokurorinë e Tiranës po hetohen edhe kallëzimet për veprat penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit, të pengimit të subjekteve zgjedhore , dëmtimi i materialeve zgjedhore, korrupsioni pasiv në zgjedhje dhe Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.
Të enjten kryeprokurori Olsian Çela përmes një qarkore për 12 prokuroritë e qarqeve kërkoi hetime të shpejta dhe të paanshme për krimet zgjedhore dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike. Ndërkohë në Prokurorinë e Posaçme janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se ditët e fundit janë referuar edhe 2 materiale nga policia e shtetit lidhur me video të publikuara nga emisione investigative ku qytetarë të ndryshëm pretendojnë se kanë marrë para në këmbim të votës.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit