Krasniqi në Hagë, Ernest Bunguri: Seanca e sotme, thjesht procedurë, fjalimi i ish-kryeparlamentarit ishte emocionues

9 Nëntor 2020 | 11:50

Ernest Bunguri, korrespondent i Euronews Albania në Bruksel dha detaje në lidhje me seancën e parë që u zhvillua në Gjykatën e Hagës ndaj Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës. Bunguri u shpreh se seanca e sotme ka qenë thjesht proceduriale dhe se në të ndodheshin vetëm familjarë dhe bashkëpunëtorë të Krasniqit. Ai shtoi më tej se fjalimi i ish-kryeparlamentarit ishte emocionues dhe se ky i fundit kërkoi pafajësinë. 

“Këto seanca janë të hapura për publikun. Krasniqi ka pasur një fjalim shumë emocionues, gati i përlotur, duke mos pranuar asnjë prej akuzave që i janë komunikuar nga Prokuroria e Specializuar. Ai është deklaruar i pafajshëm, i është dhënë e drejta që brenda 30 ditësh këtë t’a konfirmojë edhe nëpërmjet avokatit të tij. Sot bëhet fjalë për një seancë proceduriale. Gjatë fjalës së tij ai tha se njeriu është më i fortë se kurrë.

Ai  tha sedo ta mbajë edhe këtë padrejtësi të bërë ndaj shqiptareve. Duke deklaruar edhe njëherë pafajësinë e tij,  ai tha në mënyrë të qartë nuk ka asnjë përgjegjësi për akuzat. Zyra e Prokurorisë e quan UÇK-në një organizatë kriminale. Kësaj here nuk ka pasur mbështetës së Krasniqit, për shkak të pandemisë. Të vetmit njerëz ishin familjarë ose bashkëpunëtorë të zotit Krasniqi.”, u shpreh gazetari. 

Bunguri shtoi më tej se seanca ndaj Hashim Thaçit pritet të zhvillohet sot në orën 15:00. 

Ky raportim erdhi pasi mëngjesin e sotëm, në seancën e parë paraprake të mbajtur në dhomat e specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u njoh me akuzat ndaj tij. Ish-zëdhënësit të UÇK-së iu shqiptuan nga gjykatësi akuzat për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit. 

Lexo gjithashtu: 

 Krasniqi para Speciales, ish-sekretari i UÇK njihet me akuzat në dhomat e specializuara në Hagë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026