Krasniqi në listën e deputetëve: Përfaqësimi në tempullin e demokracisë sfidë dhe nder për mua

19 Janar 2021 | 07:22

Listat e kandidatëve për deputet tashmë të publikuara, kanë sjellë dhe emra surprizë.

Një ndër to është Vasfije Krasniqi Goodman që u bë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, e cila ka rrëfyer publikisht tmerrin që ka përjetuar në vitin 1999.

Ajo theu një tabu në shoqërinë kosovare duke u bërë e para nga 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës që foli dhe dëshmoi përjetimet e saj në kongresin amerikan.

“Polici serb më mori nga krahët e nënës time më coi në një shtëpi të zbrazët pranë rrugës kryesore dhe me hodhi në dysheme, fillova të bërtas. Bëtrtita sa mu shqyen mushkërit dhe ai filloi të më dhunojë. Më kujtohet gjithçka. Isha nën tytën e pushkës. Më keqtrajtonte dhe më dhunonte dhe unë e humba vetëdijen,” – tregoi Krasniqi.

Ajo ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale ku ka deklaruar se do të jetë në kuvendin e Kosovës për t’i përfaqësuar të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoj me dëshirëntë madhe, dhe ju e dini përse,” – tha Vasfije Krasniqi Goodman.

Vasfije Krasniqi u bë zëri i mijëra viktimave të abuzimit seksual në Kosovë, dhe kurrë nuk reshti së bëri apel që zëri i tyre të dëgjohet. Një apel të tillë ajo e përcolli edhe në Euronews Albania një vit më parë.

Vasfije Krasniqi ka qenë vetëm 16 vjeç kur u mor nga njerëz me uniformë policie serbe dhe nën kërcënimin e armës është abuzuar seksualisht. Ajo apelon për drejtësi dhe kërkon që në kuvendin e Kosovës të japë kontributin e saj për drejtësi për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Shembet godina ku 21 vjet më parë u dhunua 16-vjeçarja nga forcat serbe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026