Kremlin: SHBA-ja dhe Rusia janë të gatshme të lëvizin drejt paqes

24 Mars 2025 | 15:17

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se teksa Moska dhe Uashingtoni janë të gatshëm të zgjidhin situatën në Ukrainë, nga ana tjetër atyre iu pret shumë punë mbi çështjet teknike.

Kur u pyet për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me konturet e një marrëveshjeje paqeje, Peskov tha: “Të dy palët janë qartësisht të gatshme të lëvizin drejt paqes dhe ata kanë një mirëkuptim të përbashkët këtu.”

“Në përgjithësi, shumë e shumë aspekte të procesit të paqes sigurisht që do të duhet të trajtohen, shtoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar të paktën dy telefonata me Trump siç raportohet nga Kremlini, në shkurt dhe mars. Bisedat u përqëndruan në lëvizjet për të rivendosur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, me të dy udhëheqësit që diskutuan gjithashtu përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Moska mbështeti iniciativën e Uashingtonit për një armëpushim, duke përfshirë Detin e Zi, por tha se disa çështje të rëndësishme do të duhet të zgjidhen.

Sot, kryeqyteti saudit Riad po pret një raund tjetër të bisedimeve Rusi-SHBA. Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare Grigory Karasin dhe këshilltari i drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) Sergej Beseda po përfaqësojnë Rusinë në negociatat për ringjalljen e nismës së grurit të Detit të Zi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026