Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv në Moskë: Perëndimi krijoi një përbindësh

11 Mars 2025 | 12:13

Rusia ka reaguar ashpër ndaj sulmit masiv me dronë të kryer nga Ukraina në rajonin e Moskës. Kremlini e konsideroi këtë sulm një paralajmërim për Perëndimin dhe akuzoi regjimin e Kievit për përshkallëzim të tensioneve.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se ky sulm është pasojë e mbështetjes që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. Ajo tha se Perëndimi është përgjegjës për krijimin e një “përbindëshi” që tani është duke shkaktuar rrezik global.

“Sulmi masiv i Ukrainës me dron ndaj Rusisë duhet të shërbejë si një paralajmërim për Perëndimin për “çmendurinë” e regjimit të Kievit”, tha Zakharova.

Ajo shtoi: “Sot Perëndimi duhet të përballet me çmendurinë e lëshuar të përbindëshit që ata e rritën, e ushqyen, e pajisën dhe e financuan pa kontroll”.

Sulmi ka përfshirë Moskën dhe rajonin e saj, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë të tjera. Dhjetëra persona janë raportuar të plagosur, kryesisht në qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër Domodedovos, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 337 dronë të dërguar nga Ukraina janë rrëzuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e dronëve të përfshirë në këtë sulm, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në territorin rus gjatë javëve të fundit.

Ky sulm ka ndodhur në një moment delikat diplomatik, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas po përgatiten për një takim në Arabinë Saudite për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase dhe objekteve civile, duke rritur presionin mbi autoritetet ukrainase dhe duke rritur tensionet diplomatike.

Sulmi ka pasur ndikim edhe në trafikun ajror, me agjencinë Federale të Transportit Ajror të Rusisë që ka njoftuar pezullimin përkohësisht të operacioneve në aeroportet Zhukovski dhe Domodedovo. Po ashtu, aeroporti i Vnukovos ka ndaluar pranimin e fluturimeve të ardhshme.

Në këtë situatë të tensionuar, autoritetet ruse vazhdojnë të vlerësojnë dëmet nga sulmet dhe monitorojnë mundësinë e kërcënimeve të tjera të mundshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026