Kremtohen pashkët në Korçë, pandemia ndryshon oraret për besimtarët që marrin zjarrin në Kishë
Mëngjesin e të dielës është kremtuar festa e pashkës edhe në qytetin e Korçës.
Ka qenë At Joan Pelushi ai i cili ka drejtuar këtë ceremoni, duke u lutur për gjithë besimtarët për paqe e qetësi.
Korçarët teksa merrnin zjarrin për ta çuar drejt shtëpive të tyre, një traditë kjo e cila simbolizon dritën e jetës, kanë uruar për Pashkë të mbara dhe që virusi COVID-19 të largohet këtë vit.
Gëzuar dhe mbarësi,” – uroi një qytetare.
“Shëndet e mbarësi për të gjithë! Të largohet kjo sëmundje që ka zaptuar tërë botën dhe Zoti të mbretërojë kudo! Shëndet e gjithë të mirat! Kjo Pashkë është vërtetë ndryshe, siç është dhe situata, ashtu është dhe Pashka e sivjetshme, megjithatë ne po e festojmë, Zoti është me ne” – u shpreh një zonja nga Korça.
Ndryshe nga herët e tjera kur mesha mbahej në 00:00, këtë herë u mbajt në orën 7 në mëngjes, për shkak të rregullave të pandemisë.
Hyrjen madhështore të Jezusit në tempull e komentoi dhe korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi, i cili tregoi se festa në këtë qytet ka nisur një javë më parë.
“Ka filluar me të Premten e Zezë, një festë kishtare e cila simbolizon kryqëzimin e Jezusit,” – tha Shkëmbi teksa shtoi se ceremonia e ditës së djeshme në orën 00:00 nuk është mbajtur pikërisht për shkak të kufizimeve nga pandemia.
Për të ulur sa më shumë numrin e grumbullimeve do të mbahen tre ceremoni fetare këtë të diel, në orën 7, 10 dhe 12.
Përgjatë dy ditëve të fundit korrespondenti i Euronews Albania tregoi se në qarkun e Korçës ka pasur një rritje të turistëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta