Krenar Shala: Përshkallëzimi i situatës politike ka dobësuar pozitat e Kosovës përballë Serbisë
Duke analizuar situatën në Kosovë për Euronews Albania, Krenar Shala tha se për shkak të përshkallëzimeve politike të muajve të fundit pozicioni i Prishtinës përballë Beogradit është dobësuar.
Ai e konsideroi të drejtë vendosjen e masave ndaj Serbisë nga qeveria Kurti, e cila së fundmi ka paralajmëruar Beogradin se “nëse do t’i shtojë barrierat, Kosova do t’i kundërpërgjigjet”.
Por me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila njeh mandatimin e një qeverie të rej, Shala tha se tashmë “do të vazhdojë mentaliteti i vjetër politik për vazhdim të dialogut, që është dhe interes strategjik i Serbisë dhe paralelisht vazhdimin e fushatës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Shala u shpreh se përplasjet politike dhe keqqeverisja e ndihmojnë Serbinë në pozicionin karshi Kosovës.
“Tashmë kemi polarizim të skajshëm mes asaj që quhet politika e re që synonte reformat antikorrupsion dhe zhvillim ekonomik dhe politikës së vjetër të parë prej rreth 20 vitesh. Vërehet që kjo politikë e vjetër është në panik edhe pse Gjykata Kushtetuese i mbajti anën. Ata janë të frikësuar për pozitat e tyre, pasi për politikën e re janë të interesuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara,” – u shpreh Shala duke këmbëngulur se për interes strategjik BE dhe SHBA-të duan ndryshime në Kosovë.
I pyetur rreth nisjes së peticionit nga Lëvizja Vetëvendosje për të kërkuar zgjedhje, Shala tha se shumica e qytetarëve e kanë kuptuar që lëvizja e Presidentit Thaçi për të mandatuar një qeveri tjetër pa shkuar në zgjedhje nuk ishte e drejtë.
“Njerëzit nuk janë shumë të çuditur nga ky vendim, e për këtë ka qarkulluar online një peticion, por pritet të organizohen protesta të mëdha, më të mëdhatë prej kohës së atyre të periudhës së çlirimit, Vetëvendosje mund t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias, çka nëse mbështet pretendimet e saj do t’i shtojë më tepër pretendimet për të kërkuar zgjedhjet,” – tha Shala.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta