Kreu i ARSH-së: Asnjë aks i bllokuar, kemi 5 mijë tonë kripë për sezonin dimëror

15 Janar 2021 | 15:19

Ergys Verdho, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar thotë se në të gjithë territorin e vendit, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rrugë të bllokuar nga dëbora apo ngrica.

Z. Verdho në një intervistë për Euronews Albania thotë se, në zonat ku ka pasur reshje dëbore gjatë ditëve të fundit është hedhur kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa përdorur zinxhirë.

Ai sugjeroi për drejtuesit e automjeteve që do të udhëtojnë në rrugët e zonës veriore dhe juglindore të vendit që të përdorin goma dimërore.

“Do t’u bëjë një apel drejtuese që të pajisen me goma dimërore dhe në akset e zonave të thella malore duhet të pajisen me zinxhirë”, tha kreu i ARSH-së.

Z. Verdho theksoi gjatë intervistës se janë marrë masa që në nëntor për të përballuar situatën gjatë dimrin dhe bëri me dije se, në dispozicion nga kompanitë që ARSH ka kontrata janë në total 1200 punëtorë, 500 mjete në operim dhe 5 mijë tonë kripë në dispozicion të mirëmbajtjes së rrugëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026