English

Kreu i Emergjencave Civile tregon zonat më të rrezikuara nga përmbytjet: Në tri ditët në vazhdim situata pritet të përkeqësohet  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Moti i keq me reshje shiu, dëbore dhe erë të fortë përfshiu të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Në disa qarqe ka pasur probleme me qarkullimin. Në Vlorë, lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati në zonën e Mifolit, duke përmbytur tokat përreth.

- Advertisement -

E njëjta situatë paraqitet dhe në Lezhë, ku në lagjen ”Beslidhja” niveli i ujit është 30 cm.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha për Euronews Albania se situata paraqitet problematike në zonat bregdetare, ku prezencë e shtuar uji për shkak të reshjeve intensive ka në Lezhë, Shkodër e në zonat përreth Vjosës.

Sipas tij, në tri ditë në vijim për shkak të reshjeve të shiut që do të vijojnë me të njëjtin intensitet niveli i ujit në këto zonat pritet të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

“Jemi në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo për të evakuuar banorët. Të gjitha shtabet e emergjencës janë ngritur në nivel bashkie dhe prefektura.

Ajo që duam të bëjmë me dije për publikun është se ditët në vijim priten reshje që mund të ndikojnë konsiderueshëm në rritjen e nivelit të ujit.

Zonat me rrezikshmëri të lartë janë ato që ndikohen nga lumenjtë, Drini, Vjosa, Ishmi. Situata në lumin Drin është nën kontroll, të gjitha kaskadat janë duke u shkarkuar në mënyrë të kontrolluar.

Por ndikimin kryesor në Obot e jep Liqeni i Shkodër, që është ngritur mbi nivel për shkak të reshjeve nga Mali i Zi.

 

Lexoni gjithashtu:

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje nga Jugu në Veri; Vjosa, Drini e Buna pranë pikës kritike

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?