I penduari i drejtësisë tregon si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës që çoi në pranga prokurorin dhe zyrtarët e policisë

4 Korrik 2021 | 13:55

Në GJKKO po zhvillohet seanca plenare për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, mes të cilëve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Nga dosja hetimore të cilën Euronews Albania e disponon jepen detaje për rolin e prokurorit si dhe personat e tjerë të arrestuar.

D.D., i penduar i drejtësisë, është pjesëtar i grupi kriminal që drejtohej nga Ilirjan Duçellari. Ky është personi që implikon drejtpërdrejtë prokurorin Maksim Sota.

Sipas tij, prokurori kishte miqësi me Duçellarin, ndërsa ky i fundit i paguante shtëpinë me qira ku ai qëndronte me gruan dhe fëmijët.

Sipas dëshmisë, prokurori e dinte që ai ishte përfshirë në trafik droge dhe bisedonte me të e angazhohej në zgjidhjen e problemeve të tij. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, në këtë shtëpi jetonte edhe M.SH., i cili edhe ky i fundit mban statusin e të penduarit dhe ishte trafikant.

Ky i fundit tregon se me prokurorin rrinte edhe Ilirjan Balla, zv.drejtori i policisë së Vlorës. Për të konfirmuar dëshminë e tij, ai pretendon se posedon foto.

Sipas të penduarit të drejtësisë, zv.drejtori i policisë së Vlorës i kishte dhënë garanci Duçellarit për të gjithë për të zhvilluar veprimtarinë e jashtëligjshme në pjesën tokësore, nga kultivimi tek transporti e deri tek ngarkimi i gomoneve me drogë. Ndërsa Festim Lelaj, gjithashtu pjesë e uniformave blu, jepte garanci për transportin detar të lëndëve narkotike.

Sipas dëshmisë, Lelaj merrte 15 mijë euro për ngarkesat që kalonte. Ky i fundit kur kalonte ngarkesa në hapësirën detare fikte për një orë radarin.

Në dosje gjithashtu flitet dhe për episode të tjera kur grupi ka trafikuar lëndë narkotike, që nga dëshmia e marrë nga skafistët është provuar se droga i përkiste Sajmir Kurtit. Ky i fundit, drejtor i zyrës së punës në bashkinë Kavajë.

Bëhet fjalë për ngarkesa me lëndë narkotike të cilat arrinin deri në 500 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026