Kreu i grupit të Lazaratit, Gate Mahmutaj ndahet nga jeta pak ditë pas lirimit me kusht
20 Tetor 2021 |
12:21
Gate Mahmutaj, i dënuar si kreu i grupit të kultivimi të kababisit në Lazarat, ka ndërruar jetë në banesën e tij, gjashtë ditë pas lirimit me kusht.
Mahmutaj u arrestua nga policia e shtetit në vitin 2014 në kuadër të aksionit për asgjësimin e hashashit në fshatin famëkeq të kultivimit të kanabisit.
Ai ndodhej prej disa vitesh në qeli, pasi u dënua me 12 vite burg.
Sipas policisë Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit.
Fillimisht ai u transportua në spitalin e burgut, por më pas mjekët urdhëruan nxjerrjen e tij nga ky spital, pasi nuk kishte më shpresa për jetën.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta