Kreu i KQZ-së thirrje komisionerëve: Vazhdoni numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit
29 Prill 2021 |
17:06
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët po shkon drejt fundit.
Sipas tij, procesi i numërimit të votave vijon aktualisht në 9 KZAZ në qarkun Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan.
“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan)”, shkruan Celibashi.
Ai inkurajon komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë punën pa ndërprerje dhe të dhënat t’i hedhin sa më parë në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, tha ai.
Lajme të Sugjeruara
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë