Kreu i mbikëqyrësit bërthamor: Centrifugat Fordow ‘nuk janë më funksionale’

26 Qershor 2025 | 16:19

Centrifugat në uzinën bërthamore Fordow në Iran “nuk janë më funksionale” pas sulmeve të SHBA-së, tha Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Grossi tha se ekipi i tij mund të nxjerrë përfundime mbi pasojat e bombardimeve gjatë fundjavës, në bazë të imazheve satelitore, shkruan SkyNews.

“Duke pasur parasysh fuqinë e këtyre bombave dhe karakteristikat teknike të centrifugave, ne e dimë se ato nuk janë më funksionale, thjesht për shkak të dridhjeve, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme fizike”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor për radiostacionin francez Radio France Internationale.

“E njoh shumë mirë uzinën, është një rrjet tunelesh me lloje të ndryshme aktivitetesh.

Ajo që pamë në fotografi korrespondon pak a shumë me sallën e pasurimit, kjo është ajo që është goditur”.

Irani miratoi sot një projektligj për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Kjo erdhi pasi Grossi tha se kthimi i inspektorëve në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ishte “prioriteti i tij kryesor”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026