Kreu i OBSH-së ishte në aeroportin e Jemenit gjatë sulmeve ajrore izraelite

26 Dhjetor 2024 | 21:04

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ishte në aeroportin e Sanaa, në Jemen në momentin e sulmit nga Izraeli.

“Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sanaa, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport”, tha ai, shkrua BBC.

Kreu i OBSH thase ishte në Jemen për të negociuar lirimin e stafit të arrestuar të OKB-së dhe për të vlerësuar situatën humanitare në vend.

Në qershor, OKB-ja konfirmoi se 13 anëtarë të stafit u arrestuan nga Houthis në Jemen.

Punonjësit u morën në pjesë të ndryshme të vendit, në atë që duket të ketë qenë një goditje e koordinuar.

Ndalimet e tyre erdhën pasi Houthi-t u përballën me vështirësi në rritje ekonomike dhe sulme ajrore të kryera nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Houthi-t kanë synuar transportin tregtar në Detin e Kuq, duke shkaktuar sulme hakmarrëse ajrore nga SHBA dhe aleatët e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026