Kreu i OKB-së: Situata në Gaza është apokaliptike

2 Dhjetor 2024 | 13:48

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se situata në Gazë është “apokaliptike” dhe ka paralajmëruar se kushtet me të cilat përballen palestinezët në atë territor, mund të përbëjnë “krimet me të rënda ndërkombëtare”.

Duke e lëshuar një deklaratë në konferencën në Kajro, me qëllim të rritjes së ndihmës humanitare, Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndërtojë themelet për një paqe të qëndrueshme në Gazë, dhe përgjatë Lindjes së Mesme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas sulmeve të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 44.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze.

“Kequshqyerja është në kulm. Sistemi shëndetësor është shembur”, ka thënë ai.

Shefi i OKB-së ka thënë se Gaza tani e ka “numrin më të madh të fëmijëve me gjymtyrë të amputuara”, dhe që “shumë prej fëmijëve po iu nënshtrohen operacioneve pa anestezion”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka qenë kritik edhe për kufizimet e ashpra në dërgim të ndihmës.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRËA) vetëm 65 kamionë me ndihma në ditë kanë arritur të hyjnë në Gazë muajin e kaluar, në krahasim me rreth 500 para luftës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026