Kreu i OSHEE, Çela: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë deri më 1 janar
25 Tetor 2021 |
16:27
Administratori i OSHEE, Adrian Çela deklaron se deri më 1 janar 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike.
Çela ishte në Kuvend në Komisionin e Jashtëm për të dhënë detaje edhe mbi përdorimin e kredisë 70 milionë euro që OSHEE do të marrë nga BERZH.
Përballë krizës energjetikë që ka prekur vendin, çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, deri në datën 1 janar.
“Ndahet në dy pjesë 55 milionë euro janë për mbulimin e importin e energjisë dhe impaktin financiar negativ të vitit 2020 dhe 15 milionë euro janë për ndërtimin e nën stacionit të qendrës së Tiranës”, u shpreh Çela.
Gjatë diskutimeve, nuk kanë munguar debatet mes anëtareve të PD dhe PS, të lidhura me krizën energjetike dhe borxhet e akumuluara në sektor.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta