Kreu i PD Lulzim Basha viziton naftëtarët grevistë të uzinës së Ballshit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar nga afër naftëtarët e Ballshit, të cilët për më shumë se një javë ndodhen në grevë urie. Ata kërkojnë pagat e prapambetura, ndërsa i kanë bërë apel qeverisë që të gjejë zgjidhje.
Lideri i opozitës së bashkuar hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se me politikat e tij ka vjedhur Shqipërinë. Ai ftoi naftëtarët që të ruajnë shëndetin, duke kërkuar prej tyre që të bashkohen duke ndëshkuar të keqen.
“Kjo pamje më trishton jashtë masë, por për fat të keq, siç jeni shtrirë ju, e ka shtrirë të gjithë Shqipërinë. Ka vjedhur çdo gjë dhe t’i lësh njerëzit kështu, prandaj ju them bëhuni të fortë dhe hejdeni ta bëhemi bashkë dhe ta ndryshojmë. Ne jemi vend i pasur, por i vjedhur. Kini besim tek vetja, familja, dhe hajdeni t’i lidhim interesat bashkë në dritën e diellit dhe jo skutave. Kaq kam në dorë sot”, tha Basha.
Ai tha se sot në Shqipëri asnjë institucion nuk funksionon siç duhet.
“Nuk ka një institucion që funksionon në këtë shtet. Mos më kërkoni mua të bëj as gjyqtarin as përmbaruesin, por kjo punë kërkon zgjidhje me rrënjë. Një njeri që s’i ka mbajtur premtimet në këto shtatë vite, nuk i mban këto gjashtë muajt e fundit”, shtoi Basha.
Naftëtarët e Ballshit i thanë kreut të PD-së së kërkesat e tyre po shpërfillen dhe askush nuk po i merr në konsideratë.
Euronews Albania e ka ndjekur nga afër nevojën dhe hallin që kanë naftëtarët e uzinës së përpunimit të Ballshit. Ata një ditë më parë i thanë mikrofonit të Euronews Albania se nuk kërkojnë lëmoshë, por thjesht duan të marrin mundin dhe djersën që u takon.
Lexoni gjithashtu:
Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në grevë, Dautaj: Qeveria po na shpërfill
Naftëtarët e Ballshit në grevë, Sokol Dautaj: Jemi rrugëve dhe pa asnjë përkrahje ekonomike
Naftëtarët në grevë urie, pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta