Kreu i Prezencës së OSBE takon Vitore Tushën: Gati të ndihmojmë Kushtetuesen në rritjen e transparencës

23 Dhjetor 2020 | 14:07

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, u takua, sot për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Prezenca e OSBE në vendin tonë, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bën me dije se takimi kishte si qëllim për t’u njohur dhe për të diskutuar fuqizimin e bashkëpunimin mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

“Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi. Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt.

 Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj”, thuhet më tej në njoftimin e prezencës së OSBE në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026