Kreu i ri i LDK kritika Vetëvendosjes: Do të rikthehemi si forcë kryesore politike
Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është zotuar se do ta rikthejë LDK-në si forcë kryesore politike në vend.
“Do të rikthehemi si forcë kryesore politike”, tha ai.
Para delegatëve, të cilët i besuan atij, z. Abdixhiku kërkoi unitet dhe bashkim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai shtoi se idetë e kësaj partie kanë nisur me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova dhe vazhdojnë të jenë aktuale duke i qëndruar kohës.
“Sot po e hapim një faqe të re për ta rikthyer LDK-në në vendin e vet. Nga vetvetja duhet të nisim rikthimin tonë të madh. Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës, e që kanë nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Prandaj rikthimi ynë është çështje kohe”, shtoi ai.
Kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se politikat e saj të majta synojnë zhbërjen e Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta