Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Nëse nuk ka paketë të tretë do nisim protestat

29 Shtator 2020 | 14:27

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto e cilëson një lajm shumë të keq deklaratën e bërë sot nga Kryeministri, Edi Rama se nuk do të ketë paketë të tretë ndihme për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Sipas tij, Shqipëria ka dhënë deri tani një ndihmë shumë të vogël, pasi ka ofruar më pak se 100 milionë euro ndihmë, kurse Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kalojnë mbi 400 milionë euro ndihëm dhe ditët e fundit kanë miratuar secila paketën e katërt.

“Lajmi që nuk do të ketë paketë të tretë është një lajm shumë i keq për biznesin dhe të punët, por edhe për ekonominë shqiptare. Nga 1 janari deri tani janë mbyllur 38 mijë biznese, kanë dalë në rrugë 125 mijë persona të papunë. Të deklarosh sot që nuk do të kemi paketë të tretë kjo është një keqardhje e madhe.

Kryeministri duhet t’i vendosë gishtin kokës. Janë dhënë 98 milionë euro për 3 muajt e mbylljes së biznesit. Kjo është ndihma më e vogël jo vetëm në rajon por dhe Evropë. Kosova dha dje ndihmën e katër, 63 milionë euro. Kosova ka dhënë mbi 400 milionë euro, dhe Maqedonia është në kufirin e 400 milionë euro. Shifrat janë reale ndërsa fjalët janë demagogji. Ne nuk ka intereson se çfarë flet kryeministri dhe opozita, por gjendja ekonomike është katastrofë. Situata mund të çojë në mbylljen e 80% të biznesit”, tha z. Nasto.

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël tha se vendimi për të hequr tatim fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël është masë e vonuar dhe e cilëson më shumë një premtim elektoral.

“Ne e kemi përshëndetur. E kemi kërkuar prej vitesh këtë, por hyn në fuqi më 1 janar dhe do të jetë shumë vonë. Kur biznesi të ketë mbaruar masa të tilla nuk do të jenë të nevojshme. Mbi 80% e biznesit do të falimentojnë, dhe e gjitha është një masë elektorale”, tha ai.

Duke folur në terma konkretë, ai shto se nevojitet të paktën dhe një ndihmë shtesë prej 200-300 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë. Në rast se nuk do të ketë masa ndihmëse, z. Nasto paralajmëroi dhe protesta.

“Në qoftë se d të vazhdojë vetëm në demagogji ne do të ngrihemi në protesta dhe greva. Do të mbajmë qëndrim zyrtar pas disa ditësh ku do të paraqesim kërkesat. Nëse nuk plotësohen do të kemi reagim masiv. Opozita nuk duhet ë mjaftohet me konferenca shtypi por duhet ë japë alarmin”, përfundoi z. Nasto.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon

Basha prezanton planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë

Tkurrja e ekonomisë, Artan Hoxha: E kemi tepruar me masat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026