Krijimet e artistit të ri shqiptar që shkojnë përtej zhanerit klasik
Fernando Nina u kthye ne Shqipëri për festivalin “takim muzikor mes dy botëve”. Me talentin dhe disiplinën në violinçel ka shkuar larg jo vetëm nga vendi i lindjes por edhe me karrierën e tij si violinçelist.
Ai aktualisht jeton në Bonn të Gjermanisë, edhe pse mësimet e para për violinçel i mori në Greqi, nga babai i tij që e pati edhe mësues. Ishte katër vjeç kur kërkoi të mësonte këtë instrument.
“Isha shumë i vogël, katër vjeç në Greqi”, tha ai.
32-vjecari e ka ndarë skenën me shumë artistë dhe orkestra të shquara, si Johannes Moser, Kuartetin Shcuman, Orkestrën Filarmonike Moravian, megjithatë kur e pyesim për një moment të veçantë të karrierës së tij, të gjithë rrugëtimin profesional e quan të tillë, siç me modesti flet edhe për dhjetëra çmime që ka fituar në kom peticione të ndryshme.
“Zakonisht traditën me muzikantët klasikë, sidomos kur je i ri është që duhet të shkoje në konkurse, të fitoje çmime, por nuk është tregues i një artisti ose një muzikanti me nivel të lartë interpretimi, është një tregues i një njeriu, që ka një teknikë dhe muzikalitet të lartë që i del mbanë një konkurrence”, tha ai.
Sukses për Fernandon nuk është të qenit pjesë e një orkestre, sot ai e sfidon veten si freeleancer, me projekte personale duke udhëtuar në vende të ndryshme, sikurse ka bërë për specializimin e tij.
“Do kem ca aktivitete në ta ardhmen, koncert ne Francë, por në dy muaj që vijnë prioritet janë disa projekt online, t’i forcoj pak dhe po të jetë e mundur, ato projekte online t’i bëj projekte në jetë”, tha ai.
Fernando Nina nuk është i dashuruar vetëm me muzikën kaliske por po aq shumë e ndjen edhe e do edhe muzikën rrok. Madje edhe këtë të fundit e ka ushqyer nga familja, konkretisht nga xhaxhai i tij. Për të violonçeli është instrumenti që prodhon tinguj shumë të ngjashëm me të.
A do të ishte kaq i suksesshëm nëse, ëndrrën e tij dhe karrierën do ta kishte zhvilluar në Shqipëri, për këtë nuk ka një përgjigje, por gjithë sa ka arritur dhe dëshiron të bëjë, falënderues i mbetet familjes dhe kujtdo që ka takuar në rrugën e tij e patjetër i ka shërbyer për të pasuruar, portofolin e veprimtarive të tij.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona