Krimet e Serbisë, ish-i burgosuri Visar Ballovci kërkon të drejtën në Strasburg: Kudo kam hasur neglizhencë

29 Shtator 2020 | 08:42

E ndërkohë që Gjykata e Specializuar në Hagë vijon thirrjet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ish- të burgosurit politik në burgun e Dubravës po vijojnë rrugën e tyre për kërkimin e drejtësisë, po në institucionet ndërkombëtare. 

Ish-i burgosuri politik Visar Ballovci do të dëshmojë më 12 tetor në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, për krimet që shteti serb ka kryer ndaj të burgosurve të Dubravës.

Në një intervistë për Euronews Albania, z. Ballovci, i cili ishte arrestuar pse ishte pjesëtar i UÇK, tha sa ka qëndruar për 18 muaj në burgun serb dhe se do të dëshmojë për krimet e kryera në atë vend në gjykatën ndërkombëtare.

Ai u shpreh optimist se do të marrë drejtësi në Strasburg, teksa nënvijëzoi se për vite me radhë ka hasur në neglizhencë nga instancat e tjera.

“Kam provuar tek të gjitha institucionet e tjera ku kam gjetur neglizhencë dhe kam vendosur që ta çoj dëshminë time në Strasburg. Kam shpresë shumë të madhe se do të kryhet drejtësia”, tha ai.

Prej disa ditësh nga Gjykata Speciale kanë nisur arrestimet në radhët e ish-pjesëtarëve të UÇK. I pari që u vu në pranga ish-drejtuesi  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Një ditë më vonë u arrestua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK Hysni Gucati dhe më pas nënkryetari i OVL, Nasim Haradinaj.

 

Lexoni gjithashtu:

Zyra e Prokurorisë Speciale nuk jep detaje nëse ka të arrestuar të tjerë përveç Gucatit dhe Haradinajt

Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026