Krimet zgjedhore, Presidenca dhe partitë politike 20 kallëzime në SPAK

20 Prill 2021 | 15:58

Janë rreth 20 kallëzimet për krime zgjedhore të dorëzuar në SPAK për zgjedhjet e 25 prillit. Burime te konfirmuara për Euronews Albania nga Prokuroria e Posaçme pohojnë se ato janë depozituar nga subjektet politike, por edhe Presidenca.

Sipas informacioneve mësohet se institucioni i akuzës ka regjistruar procedim penal për disa prej tyre dhe do ka nisur hetime për krim zgjedhor. Në ditët në vijim pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me to.

Krimi zgjedhor kaloi tek SPAK pas ndryshimeve të dakordësuara në Këshillin Politik me opozitën jashtë parlamentit.

Sipas të dhënave zyrtare që Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Euronews Albania, në 3 vitet e shkuara janë regjistruar 28 padi për krime elektorale. Në 2018-n, para gjykatës kanë shkuar 13 persona për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, çështje të mbartura nga 2017-ta. Megjithatë, janë dënuar vetëm 3.

Për zgjedhjet vendore të 2019-s, të cilat u bojkotuan nga opozita, u regjistruan 23 procedime, për veprën penale të falsifikimit të materialeve zgjedhore dhe rezultatit, por dhe pengim të zgjedhësve. Në gjykatë përfunduan vetëm 2 çështje me 15 të pandehur, nga të cilët u dënuan vetëm 4.

Vitin e kaluar në organin e akuzës u regjistruan 5 çështje të tjera, 4 prej të cilave u pezulluan.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026