Krimi i dyfishtë në Tiranë, dyshohet se shkak u bë xhelozia
Xhelozia dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet ku humbi jetën 31-vjeçarja nga Gana, Xhekouki Jaboa dhe 26-vjeçari Kliton Pira.
Fillimisht ishte ky i fundit që qëlloi me thikë të dashurën e tij, e cila duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa vetë i riu nga Dibra ndërmori aktin e rëndë duke u vetëhedhur nga kati i 8 i banesës së marrë me qira ditore.
Për ngjarjen në pyetje janë marrë dhe familjarë të 26-vjeçarit si dhe fqinjët në banesën e marrë me qira, por deri në këtë fazë policia dhe prokuroria kanë ngritur pista vetëm në kuadër të dyshimeve.
Dy të rinjtë prej mujash ishin në një lidhje dashurie, e cila mësohet të jetë krijuar përmes njohjes në rrjetet sociale gjatë kohës që të dy qëndronin në Angli.
26-vjeçari Kliton Pira prej një muaji ishte rikthyer në Shqipëri ndërsa 31-vjeçarja ganeze mbërriti mëngjesin e të shtunës, ditë kjo që shënoi dhe fundin e jetës së saj.
Kjo ngjarje e rëndoi akoma më shumë bilancin e grave të vrara në Shqipëri gjatë vitit 2021, ku vetëm në 9 muaj janë shënuar 14 viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta