‘Krimi i organizuar financon politikën’, Fevziu: Kritikat e SHBA-së për Shqipërinë
Gazetari Bledi Fevziu, nisur nga intervista e fundit që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, deklaroi se amerikanët ishin kritik në çështjen krimit të organizuar dhe favorizimit ndaj krimit.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se është krimi i organizuar që fillimisht financon politikën e më pas politika financon krimin e organizuar me paratë publike.
Sipas Fevziut kjo metodë ka qenë dështim për shumë vende, ndërsa shtoi se një vend nuk zhvillohet kurrë me paratë e krimit.
“Amerikanët ishin shumë kritik në çështjen e parave, krimit të organizuar dhe favorizimit ndaj krimit. Është një filozofi e vjetër e diplomatëve dhe ndërkombëtarëve, që pretendojnë se paratë e krimit vijnë fillimisht si një përfitim për vendin, pastaj këta njerëz që i hedhin këto para për të fuqizuar ekonominë bëhen vetë biznesmenë dhe pastaj shkojnë marrin tenderat e shtetit.
Është krimi i organizuar që në fillim financon politikën, pastaj është politika që financon krimin e organizuar me paratë publike. Kjo ka qenë dështim në shumë vende. Nuk ka kurrë presperioritet dhe mirëqenie me paratë e krimit, nuk ka zhvillim kurrë me paratë e krimit”- u shpreh Fevziu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë