Krishtlindja e vitit 2020, Papa: Të ndihmojmë të tjerët në vend që të vajtojmë
“Të ndihmojmë të tjerët në vend që të vajtojmë. Kjo është Krishtlindje lindja e Jezusit është risia që na mundëson të rilindim çdo vit dhe të gjejmë tek ai forcën e nevojshme për të përballuar çdo sprovë.”
Ishte kjo thirrja e Papa Françeskut, e bërë të enjten në meshën e Krishtlindjes, me fare pak besimtarë të pranishëm për shkak të masave anti-COVID.
Mesha në sheshin Shën Pjetër nisi në orën 19:30 disa orë më herët për të respektuar masat kundër pandemisë. Ajo u mbajt përpara më pak se 200 besimtarëve, të gjithë me maskat mbrojtëse.
Në kishën e Shën Mërisë në Berlin, u ofruan disa shërbime në mënyrë që të gjithë të mund të mblidhen të sigurt për meshën e Krishtlindjes.
“Shërbimet festohen në përputhje me rregullat sanitare. Ne kemi një shërbim sigurie që monitoron, kemi shumë vullnetarë të cilët sigurojnë që rregullat të respektohen. Është e detyruar të mbash maskë edhe këtu në sheshin para kishës. Nuk do të ketë këndim në grup dhe njerëzit duhet të mbajnë distancën”, u shpreh Corinna Zisselsberger.
Mesha u zhvillua në ambient të hapur sigurisht shoqëruar me këngë, por të gjithë kishin mundësinë të luteshin në heshtje apo të mund të ndiqnin meshën edhe përmes internetit.
“Këtë vit, për ne si për të gjithë të tjerët, pushimet kanë një tjetër dimension ,” shprehet mjekja e urgjencës, Junie Caron teksa viziton dy pacientët e saj.
Në Spitalin Saint-Camille, departamenti i urgjencës duhet të përballet me kufizimet e krizës shëndetësore.
“Pushimet këtë vit për ne, si për të gjithë të tjerët, ato kanë një tjetër pamje, pak më pak festive, kjo është e sigurt. Edhe shërbimi, zakonisht është më i zbukuruar, por këtë herë nuk kemi pasur kohë ta dekorojmë”, tha Junie Caron, mjeke urgjence.
Stafi i infermierëve ka një shpirt festiv dhe shprese megjithëse është shumë i lodhur nga një vit pune intensive.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran