Krishtlindja mes kufizimeve nga COVID, Thoma Çomëni: Mesha ortodokse në mëngjes, por e pamundur pa praninë e besimtarëve në kishë
Pedagogu dhe teologu i Komunitetit Ortodoks Shqiptar, zoti Thoma Çomëni tha në studion e Euronews Albania se me gjithë kufizimet e vendosura nga ana e qeverisë në kuadër të masave ndaj COVID-19, komuniteti ortodoks do të mbajë meshën e Krishtlindjes, e cila ndryshe nga tradita e të krishterëve mbahet në mëngjes.
Teksa nuk përjashtoi mundësinë që siç ka ndodhur edhe në botë deri tani lutjet të bëhen online, z. Çomëni shpjegoi se në rastin e meshës së Krishtlindjes kemi të bëjmë me një përjashtim, pasi siç tha besimtari merr trupin dhe gjakun e Krishtit, ndaj prania e tij fizike në kishë është shumë e nevojshme.
“Në traditën ortodokse në mënyrë tradicionale zhvillohet në mëngjes dhe në një farë forme s’kemi ndonjë ndryshim në orarin e nisjes së shërbesës.
Për të ruajtur njëri-tjetrin dhe për të respektuar protokollin do ketë 2 mesha, 1 meshë në orën 7-8 dhe në 1 meshë në orën 10:00, që të festojmë, por jo ta kthejmë në rrezik. Mund të bëhen edhe lutje online, por mesha ka ca karakteristika të saj që nuk i bën dot. Mesha është marrja e gjakut dhe trupit të Jezu Krishtit, gjë që s’mund të bëhet pa pjesëmarrjen e besimtarët në kishë”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta