Krishtlindja ortodokse në Ukrainë, besimtarët ndjekin shërbesën në terr
Edhe pse disa festuan më 24 dhjetor, 6 janari shënon sërish vigjiljen e Krishtlindjes për shumë qytetarë ukrainas. Në qytetin perëndimor Mukaçevo, besimtarët u mblodhën në manastirin shekullor ortodoks të Shën Nikollës për të ndjekur meshën e shenjtë.
Energjia elektrike u ndërpre në fund të shërbesës, por disa besimtarë vazhduan të qëndronin, duke kënduar nën dritën e qiriut.
“Pa drita ishte edhe më mirë, sepse u kthyem në kohët antike. Gjithashtu, liturgjia ishte ndryshe dhe ne e përjetuam ndryshimin. Nuk ankohemi”, tha arqipeshkvi i Manastirit të Shën Nikollës në Ukrainë.
Ndërkohë, mendimet e njerëzve ishin me ata që ishin në fushën e betejës. Një aktore vendase deklaroi se shpreson që kushdo që ndodhet në vështirësi të kërkojë ndihmën e Krishtit dhe të gjejë strehim tek ai.
Edhe shumë grekë katolikë festuan Krishtlindjen këto ditë. Fëmijët në kishën kryesore në Mukaçevo interpretuan një shfaqje me lindjen e Krishtit.
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre