Kristaq Kume kritika politikës: Reformën zgjedhore e konsiderojnë si të tyren, jo për qytetarët!
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tha se Shqipëria ka dështuar të krijojë një shoqëri demokratike përgjatë tri dekadave.
Duke komentuar zhvillimet e fundit për reformën zgjedhore, Kume tha se partitë politike duket të investoheshin për të krijuar një kulturë, prej së cilës, çështjet e brendshme të zgjidheshin pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
“Në vlerësimin tim dhe ajo që unë ndjej është një situatë dëshpëruese. Kemi 30 vjet që kemi vendosur të zhvillohemi si një shoqëri demokratike, si një shoqëri, që do të jetë e zonja t’i zgjidhë vetë gjërat, por nuk kemi arritur dot që të gjejmë fjalën midis vetes për shumë gjera, ashtu edhe për këtë që po ndodh tani. Duhet me domosdo të bëjmë atë që na këshillojnë, për të mos thënë atë që na detyrojnë pastaj të huajt”, tha ai.
I pranishëm në studion e Euronews Albania, ish-kreu i KQZ-së theksoi se partitë e konsiderojnë reformën si pronë të tyre, ndërsa shtoi se kjo qasje po krijon vështirësi tek qytetarët për të zgjedhur njerëzit e duhur për t’i qeverisur.
“Kjo është në vlerësimin tim rrjedhojë e faktit se partitë politike tek ne, e konsiderojë se gjithçka që do të bëhet për reformën, bëhet për reformën zgjedhore, bëhet për ta dhe është për ata dhe për pasojë kur e ndjen si të tillë, është e vështirë të gjejnë fjalën mes tyre, pasi ata tentojnë të bëjnë atë që është në favor të tyre. Shumë pak, për të mos thënë aspak, e gjitha kjo që duhet bërë nuk është vetëm për ta, por për qytetarët për të na mundësuar ne që të shprehim me votën e lirë atë që ne duam të na përfaqësojnë në Kuvendin ShqipëriSë apo këshillat bashkiak. Ajo që e vështirëson të gjithë gjënë është sepse nuk kemi bërë akoma kapërcimin për t’u mirësjellur me demokracinë”, theksoi ai.
Por, si e sheh ndërhyrjen e ambasadorëve dhe apelin e tyre drejtuar partive për reformën zgjedhore, konstitucionalisti Kristaq Kume dha këtë përgjigje: “Mendoj se ndërhyrja e ambasadorëve dhe presionin që ata u bëjnë anëtarëve të Këshillit Politik që të gjejnë fjalën mes tyre, për të keqen tonë, është fakt vendimtar pasi palët janë vendosur në llogoren e vet. Ne si shoqëri duhet të reflektojmë se ku jemi dhe si duhet të veprojnë, nëse do të vijohet me këtë mënyrë të sjelluri, kjo situatë do të përsëritet edhe pas katër vitesh, në të gjitha raste forcat politike nuk e kanë gjetur fjalën mes tyre. Ato asnjëherë nuk kanë arritur në zgjidhje, përveçse rasteve kur është investuar faktori ndërkombëtar”, shtoi Kume.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta