Kristjan Asllani firmos me Interin, mesfushorin shqiptar e prezanton Lukaku

30 Qershor 2022 | 17:13

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani është zyrtarizuar si futbollist i Interit, teksa ditën e sotme ka firmosur kontratën.

Klubi italian ka publikuar në rrjetet sociale prezantimin e 20-vjeçarit, të cilën e ka bërë filimisht lojtari Romelu Lukaku.

“Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen mentaliteti i tij, ka për të surprizuar. Është vetëm 20 vjeç, por nga mënyra si flet duket si 27”, tha Lukaku.

Asllani ka hedhur firmën e tij në konratë, krahas presidentit të klubit Stiven Zhang.

Shqiptari u transferua nga Empoli për shumën e 12 milionë euro dhe dy milionë të tjera shtesë në formë bonusi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026