Kritikoi Evropën, Downing Street i përgjigjet Zelenskyt: Kemi ndërmarrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës

23 Janar 2026 | 13:50

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të enjten gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror kritikoi vazhdimisht aleatët e tij evropianë, duke i akuzuar ata për mosveprim dhe zvarritje kur bëhej fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë.

Ndërkohë këtë të premte qeveria britanike ka reaguar lidhur me deklaratat e Zelenskyyt. Një zëdhënës i Downing Street u shpreh se Anglia ka marrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës. Ai ritheksoi se Anglia do të japë 1.3 miliardë paund për ndihma humanitare.

“Ndërsa afrohet përvjetori i 4-t i pushtimit, ne e kuptojmë dhe ndajmë zhgënjimin e Zelensky-t për vazhdimin e luftës barbare. Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndërmarrë veprime vendimtare ndaj Ukrainës, duke përfshirë udhëheqjen e Koalicionit të Vullnetit.

Është zotuar gjithashtu për 1.2 miliardë paund në mbështetje dypalëshe dhe humanitare. Ndërsa diplomacia vazhdon, ne qëndrojmë pranë Ukrainës për të siguruar mbrojtjen”, tha zëdhënësi.

Kur u pyet nëse kryeministri Keir Starmer mendon se Evropa duhet të bëjë më shumë, zëdhënësi shtoi se Evropa duhet të përparojë në mbrojte.

“Kryeministri është i qartë në një pikë më të gjerë: Evropa duhet të përparojë në mbrojtje dhe siguri. Protagonisti kryesor është Putini, i cili mund t’i japë fund luftës menjëherë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë,...
18:45 | 24/07/2026