Kritikoi luftën në Ukrainë, vdes shefi rus i energjisë pasi u rrëzua nga kati i 6-të
Kryetari i gjigantit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, ka vdekur pasi ra nga dritarja e një spitali në Moskë.
Mediat raportojnë se 67-vjeçari po trajtohej në Spitalin Qendror të qytetit dhe vdiq nga plagët e marra gjatë rënies.
Maganov është personaliteti i fundit nga një sërë drejtuesish biznesi të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.
Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Lukoil kompania e dytë më e madhe ruse e naftës bëri thirrje që lufta të përfundojë.
Në fillim të marsit, bordi i Lukoil bëri thirrje që konflikti në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur mbështetjen e tij për viktimat e tragjedisë .
Ravil Maganov mori detyrën si kryetar i bordit të Lukoil dy vjet më parë.
Në maj, një ish-menaxher i lartë në Lukoil, Alexander Subbotin, raportohet se vdiq po ashtu në rrethana misterizoe.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta