Kriza e energjisë, Shqipëria në gjendje emergjence deri në prill 2022
Qeveria ka shpallur për 6 muajt në vazhdim gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Sipas vendimit, operatorët e energjisë duhet të pezullojnë investimet, për të garantuar rrymë pa ndërprerje, ndërsa qeveria duhet të sigurojë fondet për të kaluar me sukses situatën e jashtëzakonshme.
Shqipëria është në gjendje emergjence, deri në 15 prill 2022. Me vendimin e sotëm, qeveria po harton skenarët për të përballuar krizën energjetike, të paralajmëruar më 3 tetor nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama. Sipas vendimit, KESH, OST dhe OSHEE duhet të pezullojnë planet e investimeve për të garantuar energji elektrike të pandërprerë.
Brenda një periudhe 3-vjeçare, është hera e tretë që shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë një vit më vonë.
Në vendin tonë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet nga kryeministri, në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor për vendin, prek një numër të madh njerëzish dhe ka kosto të larta për buxhetin.
Caktimi i gjendjes së fatkeqësisë për 6 muajt në vijim, buron nga neni 90 i ligjit për sektorin e energjisë elektrike. Në rastin konkret, qeveria kushtëzohet nga mungesa e prodhimit të HEC-eve në vend dhe rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në bursë.
Për të përballuar këtë situatë, në krye të grupit të punës është caktuar zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa me ligjin në fuqi, operatorët e licencuar kanë detyrimin të zbatojnë masat që do të merren, sikundër nuk mund të sanksionohen nëse energjia do të mungojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpall emergjencë në furnizimin me energji elektrike: Nesër publikojmë plan masash
Basha akuza Ramës: Nuk ka krizë energjitike, por korrupsion dhe keqmenaxhim
Ish-zv.ministri i Financave: Nuk shoh arsye për rritje të çmimit të energjisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta