Hotelet në Tiranë kërkojnë përjashtimin nga taksa, Veliaj reagon për Euronews Albania
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që strukturat akomoduese në kryeqytet të mos paguajnë taksën e ndërtesës në bashki për vitin 2020, pasi ato po shfrytëzojnë vetëm rreth 10% të kapacitetit.
Në një letër zyrtare Shoqata njofton se prej disa muajsh, për shkak të pandemisë së zgjatur COVID-19 dhe mbivendosjes së saj me situatën që krijoi tërmeti i 26/11/2019, gjendja e industrisë Turistike & Udhëtimeve, po vjen duke u përkeqësuar.
Pas publikimit të lajmit nga Euronews Albania, kryebashkiaku Veliaj reagoi në Twitter ku tha se i dëgjonte shqetësimet e sektorit.
“Shqetësimet e tyre janë legjitime, veçanërisht për hotelet në Tiranë që nuk patën fluksin e atyre në bregdet. Do të përpiqemi realisht të përmbushim kërkesat e tyre,” tha kryebashkiaku i Tiranës.
I hear them. Their concerns are legitimate, especially for Tirana Hotels that didn’t see the seaside occupancy numbers. We will make a sincere effort to meet their demands. EV
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) October 13, 2020
Hotelet po punojnë me kapacitete të reduktuara, kryesisht në fundjavë, çmimet janë deri 40% më të lira, duke vënë në vështirësi mbijetesën dhe pagat e punonjësve.
Serioze paraqitet gjendja me punonjësit e industrisë. Më shumë se gjysma janë pa punë. Kjo situatë është e njëjtë edhe në vendet e BE-së, që u goditën nga COVID, por në këto shtete industria turistike ka qenë më e mbështetura dhe me e stimuluara, si Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., kanë lançuar Paketën e Tretë, ku turizmi merr vëmendje maksimale.
Kredia për Pagat dhe Kredia Sovrane nuk ndihmuan këtë industri për kushtet specifike që ka ky sektor, – thuhet ndër të tjera në letrën e shoqatës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta