Kriza erdhi nga deti, Banka Shqiptare: tregjet funksionuan normalisht, turizmi jo
Banka e Shqipërisë vlerëson se masat e marra prej saj në vitin 2020, e përballuan me sukses goditjen që dha pandemia në ekonomi. Në raportin vjetor, citohet se tregjet funksionuan normalisht, megjithatë eksportet, konsumi dhe investimet u shoqëruan me rënie.
Turizmi dhe sektori prodhues kanë qenë ndër më të ndëshkuarit e pandemisë. Shifrat ë referuara në raportin e fundit të bankës së Shqipërisë, tregojnë për një rënie me 40.6 % të eksporteve. Me rënie është shënuar edhe konsumi e investimet me 4.5 dhe 5.8 %, ku më të goditur kanë qenë sektorët e turizmit dhe industria përpunuese. Por situata mund të kishte qenë edhe më e rëndë, sipas bankës, nëse nuk do të ishin bërë ndërhyrjet të forta monetare.
Masat që mori Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, për të zbutur efektet negative të pandemisë në ekonomi, rezultuan efikase dhe me premisë për një rimëkëmbje të shpejtë. Në raportin vjetor, të këtij institucioni theksohet se sektori bankar dha një kontribut pozitiv gjatë krizës, duke vijuar kreditimin dhe duke marrë përsipër të paguajë një pjesë të faturës financiare, nëpërmjet shtyrjes së kësteve të kredisë.
Ekonomia shqiptare, sikundër 90 % e ekonomive globale pësuan rënie ekonomike dhe rritje të papunësisë, por ristrukturimi i kredive dhe ulja e normës së interesit, reduktuan më kostot e huamarrjes për individët dhe bizneset. Banka Qendrore citon se “Tregjet financiare kanë funksionuar normalisht.
Po ashtu edhe kushtet e lehtësuara financiare, rritën financimin në sektorit privat. Kredia për këtë të fundit, shënoi rritje vjetore, me rreth 6.8%. Banka e Shqipërisë pret rënie ekonomike në nivelin e 5.5 përqindëshit, por shifra nuk është përfundimtare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta