Kriza globale e pandemisë, Gündogan: Ndihmova mjekët në Gjermani dhe bizneset në Mançester

6 Mars 2021 | 10:35

Mesfushori lkay Gündogan u shpreh për “The Guardian” se ky sezon ka sjellë më shumë përgjegjësi se kurrë, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet bota.

 “Unë jam akoma në gjendje të sjell gëzim në jetën e njerëzve, sepse më thonë se futbolli për momentin është e vetmja gjë që u jep atyre një ndjenjë normale në jetën e tyre. “- u shpreh ai.

Turko-Gjermani është edhe një person që bën shumë bamirësi, gjatë pandemisë ai ka kontribuar me fonde duke i ardhur në ndihmë mjekëve në gjermani dhe bizneseve lokale në Mançester.

“Kur kjo pandemi doli nga askund, kuptova që unë vetë nuk isha në një situatë të rrezikshme. Ka njerëz në situata shumë më të këqija dhe ndjeva një përgjegjësi për të ndihmuar në Gjermani dhe këtu”.- tha 30-vjeçari.

Gündogan lidhur me episodin mbi një dëmtimi serioz që mori në shtyllën kurrizore në dhjetor 2016 duke qëndruar jashtë fushës për 276 ditë, thotë se një mjek që do të merrte pjesë në operacion donte t’i vinte atij një vidë të madhe në shpinë, e cila do e ndalonte të luante futboll në nivele të larta.

“Isha jashtë fushe për 14 muaj, por pjesa më e keqe ishte se askush nuk e dinte me të vërtetë për çfarë dëmtimi bëhej fjalë. Një kirurg donte të vinte një vidë të madhe në shpinë që nuk do të më lejonte të luaj futboll si më parë”- tha ai.

“Kështu që unë kisha frikë se mos luaja përsëri, por jam vërtet mirënjohës që gjeta kirurgun e duhur, dhe se këtë sezon jam në formën time më të mirë”- vijoi më tej mesfushori. 

30-vjeçari po kalon një formë të mirë fizike duke shënuar 11 gola në 21 paraqitje të Premier League me Mançester City-n, i cili vijon të thyej rekorde duke marrë 21 fitore të njëpasnjëshme.

Mançester City përballet me rivalët e United të dielën në shtëpi, ndeshjen e fundit në “Old Trafford” më 12 dhjetor të besuarit e Guardolës arritën të marrin vetëm një pikë duke u ndarë në barazim. Mançester United në këtë fazë të kampionatit pozicionohet në vendin e dytë me 51 pikë, por ndodhet 14 pikë larg City-t që udhëheq kryesimin e Premier League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026