Kriza klimatike, a mund të bëjë futbolli ndryshimin?
Ngrohja globale është padyshim kërcënimi më i madh me të cilin është përballur ndonjëherë njerëzimi, por a po bën futbolli mjaftueshëm për ta luftuar atë?
Sipas hulumtimit nga kompania energjetike Selectra, sporti kontribuon 0.3% deri në 0.4% të emetimeve globale të planetit. Megjithëse një shifër e tillë mund të duket e vogël, kjo është një gjurmë karboni më e madhe se e Barbados dhe është afërsisht e njëjtë me atë të Danimarkës.
Shumë sportistë kanë filluar të njohin ndikimin e futbollit në ndryshimet klimatike dhe kërkojnë që komuniteti i sportit të bëjë më shumë për të ndihmuar në luftën ndaj tij.
Mesfushori italian i Serisë A, Morten Thorsby është themeluesi i WePlayGreen, një platformë jofitimprurëse që inkurajon lojtarët, klubet, tifozët dhe sponsorët të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme.
“WePlayGreen ishte një fondacion iniciativë që kam krijuar pak a shumë një vit më parë. Pata rastin të takoj ministrin e mjedisit në Itali dhe propozova një projekt me idenë e krijimit të një rrjeti ambasador futbolli për lojtarët në të gjithë botën, duke përhapur ndërgjegjësimin klimatik dhe mjedisor në familjen e futbollit,” – u shpreh Thorsby.
Futbollisti beson se sporti ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, kështu që është e rëndësishme që ndryshimet të fillojnë të bëhen menjëherë.
“10 vitet e ardhshme janë ndoshta periudha e veprimit. Duhet të fillojmë të ndryshojmë dhe duhet të ndërmarrim veprime tani,” – tha ai.
Efektet e ndryshimit të klimës tashmë kanë filluar të ndikojnë në futboll. Sipas një raporti nga akademiku David Goldblatt, “Të luash kundër orës: Sporti global, urgjenca klimatike dhe rasti për ndryshim të shpejtë”, një numër klubesh mund të preken pjesërisht ose plotësisht nga përmbytjet deri në vitin 2050. Këtu përfshihen klubet e Premierligës, Chelsea , West Ham, Norwich dhe Southampton, ndërsa në Francë, stadiumi Matmut Atlantique i Bordeaux mund të përmbytet plotësisht çdo vit.
Me 3 miliardë njerëz që kanë parë Kupën e Botës 2018 në Rusi, fuqia e futbollit për të ndikuar nuk mund të nënvlerësohet.
“Nëse ne mund t’i shtyjmë njerëzit të jetojnë më të gjelbër dhe të bëjnë zgjedhje më të mira dhe të përfshihen në krizën mjedisore dhe klimatike, atëherë në të vërtetë, futbolli mund të bëjë një ndryshim të madh,” – tha David Goldblatt.
Forest Green Rovers, të cilët luajnë në divizionin e tretë të Anglisë, janë aktualisht i vetmi klub futbolli në botë që është neutral ndaj karbonit.
“Ne fokusohemi në tre gjëra, kryesisht energjinë, transportin dhe ushqimin. 80 për qind e gjurmës personale të karbonit të secilit është në ato gjëra, dhe e njëjta gjë vlen edhe për klubet sportive,” – tha kreu Dale Vince.
Vince është pronar i kompanisë britanike të energjisë elektrike Ecotricity dhe u bë kryetar i Forest Green Rovers në vitin 2011.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës