Kriza në Mbretërinë e Bashkuar! Analiza: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer?

17 Maj 2026 | 21:52

Për kryeministrin britanik Keir Starmer situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Prej muajsh presioni ndaj kreut të Partisë socialdemokrate Labour është në rritje, tani ai është më i madh se kurrë. Starmer deri më tani ka refuzuar me këmbëngulje të japë dorëheqjen. Nëse do të rrëzohet, mbetet e paqartë, por kriza po thellohet. Ndërkohë, tashmë po qarkullojnë edhe emra të mundshëm pasuesish.

Një javë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet lokale dhe rajonale, ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj kryeministrit. Rreziku më i madh për Starmer mund të vijë nga rivali i tij brenda partisë, Andy Burnham, i cili po konsiderohet si sfidues i liderit të lëkundur. Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit; Burnham ka paralajmëruar se do të tentojë të hyjë në parlament.

Çfarë kritikash ka ndaj Starmerit?

Kryeministri britanik kritikohet ndër të tjera për rezultatet e dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale dhe rajonale javën e kaluar në Britaninë e Madhe. Megjithatë, kërkesa për dorëheqjen e tij kishte pasur edhe më herët – mes të tjerash për emërimin e vitin e kaluar të të afërmit të Epstein, Peter Mandelson, si ambasador në SHBA. Qeveria laburiste, e drejtuar nga Starmer, është në qendër të kritikave edhe për ekonominë e dobët, kostot e larta të jetesës dhe shërbimin publik të amortizuar. Votuesit e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Pritej që me dorëheqjen e ofruar, ministri i Shëndetësisë Streeting ta sfidonte drejtpërdrejt kryeministrin Starmer për drejtimin e partisë. Por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Starmer duket se ende po arrin të mbahet në postin e tij. Por nëse do të pasonin dorëheqje të tjera nga kabineti, situata për Starmer do të bëhej më e vështirë. “Problemi i madh i Starmerit”, sipas analizës së gazetarit të Sky News, Sam Coates, është mungesa e mbështetjes në grupin e tij parlamentar, e pa të ai nuk mund të qeverisë: “Kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.”

Si rrezik i mundshëm për të konsiderohen ministrja e Brendshme Shabana Mahmood dhe ministri i Energjisë Ed Miliband, të cilët, sipas raportimeve mediatike, thuhet se janë shprehur për një largim të parakohshëm të kryeministrit. Nëse ministrja e Brendshme do të jepte dorëheqjen, kjo ka shumë gjasa të shënonte fundin e epokës së Starmerit.

Kush mund ta pasojë Starmerin?

Ish-ministri ambicioz i Shëndetësisë, Streeting, konsiderohet si kandidat i dytë i fortë për garën për drejtimin e partisë. Brenda Labour-it ai i përket krahut të djathtë, ndërsa në kampin e majtë të partisë shihet pothuajse me armiqësi. 

Më shumë gjasa i atribuohen kryebashkiakut të Mançesterit, Andy Burnham. Ai konsiderohet aktualisht si politikani më i popullarizuar laburist në vend dhe kështu konkurruesi më i fortë i Starmerit. Burnham u largua nga parlamenti rreth dhjetë vjet më parë, pasi dështoi në përpjekjen për të marrë drejtimin e partisë. Deputeti laburist Josh Simons ndërkohë ka hequr dorë nga mandati i tij në favor të Burnhamit. Kjo i hap tani rrugën Burnhamit të kandidojë për një vend në parlament – një kusht i domosdoshëm për të kandiduar si kryeministër.

Së fundi, në skenë është futur edhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner. 46-vjeçarja nga krahu i majtë i partisë kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar për shkak të një afere tatimore. Më parë ajo konsiderohej si figura kryesore e krahut të majtë të Labour-it.

Pse Burnham mund të jetë kaq i rrezikshëm për Starmerin?

Prej muajsh, Burnham shihet si i preferuari i krahut moderat të majtë. Si kryebashkiak i Mançesterit, 56-vjeçari ka ndërtuar reputacionin e një politikani praktik dhe të afërt me qytetarët. Ndryshe nga Starmer, ai shihet si një vizionar i guximshëm./DW

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë

Kina lëshoi ​​të mërkurën një raketë bartëse Long March 12 për të dërguar një grup satelitësh interneti në hapësirë, raportuan media shtetërore. Raketa u lançua...
10:46 | 17/06/2026

Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale

Kryeministri kanadez Mark Carney bëri thirrje për diversifikim më të madh të energjisë dhe tregtisë globale, duke paralajmëruar se varësia nga korridore strategjike si Ngushtica...
10:42 | 17/06/2026

Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare...
09:36 | 17/06/2026