Kriza politike në Mal të Zi, gazetarja tregon se kërkohet edhe largimi i kryeministrit
22 Qershor 2021 |
10:01
Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Votimi i rezolutës për Srebrenicën dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç ka futur në krizë mazhorancën qeverisëse.
Për situatën politike të krijuar në Mal të Zi, gazetarja Ilmira Lika u shpreh në Euronews Albania se ditën e enjte do të ketë biseda mes liderëve të subjekteve që përbëjnë qeverinë, me qëllim për të gjetur një zgjidhje për krizën.
Gazetarja nënvizoi se aktualisht në Mal të Zi kërkohet edhe largimi i kryeministrit.
“Situata është mjaft e tensionuar. Në parlamentin e Malit të Zi që nga shkarkimi i ministrit ka dalë në bojkot një pjesë e mirë strukturës udhëheqëse në parlament. Për momentin kemi krizë në parlament”, – u shpreh gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Abazoviç i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”: Mali i Zi është shtet i pavarur, vendos vetë për fatin e tij
- “Srebrenica” përshkallëzon krizën politike në Malin e Zi
- 25-vjetori i masakrës së Srebrenicës, shumë viktima ende të paidentifikuara në varret masive
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta