Kriza prej pandemisë, gastronomët kosovarë ankohen për humbje të mëdha

4 Tetor 2020 | 18:23

Çdo mbrëmje deri në orën 21:00, në lokalet e Prishtinës, kafeja, çaji apo birra, pihet nën ritmin e muzikës. Por, kur ora shënon 21:01 minuta, muzika ndalet dhe në vend të saj, dëgjohen vetëm bisedat e klientëve.

Rregulla të tilla, ja ë vendosur nga Qeveria e Kosovës me 29 shtator, si masa anti-covid. Qeveria vendosi që gastronomët kanë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 23:30, por  vendimi ngjalli pakënaqësi për pronarët e bareve.

“Ndalja e muzikës në orën 9:00, atyre po u kushton shumë me vetë faktin se njerëzit automatikisht po largohen nga lokalet dhe në këtë formë atyre po u pamundësohet të punojnë deri në orën 23:30 kur edhe punon lokali. Në momentin kur edhe ndalet muzika, normalisht, logjikisht njerëzit nuk qëndrojnë edhe në këtë formë detyrohen ta mbyllin lokalin në orën 9:00”, tha Edona Gashi, sekretare e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Në Shoqatën e Gastronomëve, deklarojnë se presin rishikim të vendimit, përndryshe do të reagojnë. Me këtë qëndrim të gastronomëve, ka edhe klientë që janë dakord.

“Ndaljen e muzikës nga ora 21:00 nuk e shoh si të arsyeshme sepse nuk besoj se mund të ndikojë si masë preventive të përhapjes së Covidit”, tha klinenti Përparim Bublaku.

Sidoqoftë, më të kënaqurit me vendimin e Qeverisë, janë banorët që jetojnë afër lokaleve.

“Duhet të ketë qetësi, sepse shumë zhurmë. Është shumë mirë që nga ora nëntë më mos të ketë kurfarë muzike”, tha qytetarja Sala Dauti. 

E në sheshin kryesor të Prishtinës, pas orës 21:00 domimon një qetësi absolute.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026