Kroacia i ofron Kosovës 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID
Shteti kroat ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID për popullin e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga diplomati kroat Gordan Grlić Radman, pas takimit që pati me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Me kënaqësi të madhe e kam njoftuar ministren Gërvalla për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave për Republikën e Kosovës. Republika e Kroacisë e ka marrë vendimin për ngritjen e kontingjentit ushtarak të KFOR-it”, u shpreh ai.
Ndërkohë Kroacia ka mbështetur edhe dialogun Kosovë-Serbi nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“Kroacia gjithashtu është kundër shkëmbimit të territoreve dhe do të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Kosova është shtet i pavarur dhe për vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, nëse duan qetësi në botë, atëherë duhet të pranohet pavarësia. Për këtë edhe Serbia duhet të marr vendimin e duhur dhe shpresoj që në të ardhmen do të lehtësojnë marrëdhëniet dhe do të sigurohet siguria në Evropën Juglindore”, tha ai më tej.
Ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka falënderuar homologun për këtë ndihmë si dhe për mbështejtjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Lexoni gjithashtu:
Katër humbje jete në Kosovë, situata epidemiologjike paraqitet e stabilizuar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta