Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

19 Nëntor 2024 | 22:35

Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviç të martën.

Emri i fituesit pritet të dihet vetëm pas një balotazhi dy javë më vonë përtej datës së zgjedhjeve. Qeveria do ta zyrtarizojë datën të enjten ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Presidenti aktual, Zoran Millanoviç, mandati i të cilit skadon në shkurt, synon një mandat të dytë dhe aktualisht prin në sondazhe. Kundërshtari i tij më i madh është kandidati i partisë konservatore në pushtet HDZ, Dragan Primorac, tregojnë sondazhet.

Asnjëri nuk pritet të fitojë në rundin e parë, sipas sondazheve, dhe gjithçka pritet të finalizohet në rundin e dytë që mund të mbahet më 12 janar. Millanoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2020 si kandidat i partisë kryesore opozitare të Social-Demokratëve.

Ndonëse ka çuar përpara politikë të “Kroacisë normale” si demokraci liberale, në vjetët e fundit ai ka adoptuar retorikë populliste. Presidenti 58-vjeçar ka dënuar qëndrimin e Bashkimit Evropian për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke nxitur kryeministrin e shtetit që ta akuzojë atë për “qëndrime pro-ruse”.

Ndonëse pozita e presidentit është kryesisht ceremoniale, presidenti përfaqëson Kroacinë në skenën botërore, koordinon bashkë me Qeverinë politikën e jashtme dhe është në krye të forcave të armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026