Kroacia rikthen karantinën, 14 ditë izolim për udhëtarët nga Serbia, Kosova, RMV dhe Bosnje e Hercegovina

25 Qershor 2020 | 08:41

Rritja e rasteve me COVID-19 në rajon ka detyruar qeverinë kroate të rikthejë disa nga masat kufizuese, të cilat i kishte hequr pak javë më parë.

Kështu Zagrebi zyrtar ka vendosur karantinë të detyrueshme për të gjithë ata udhëtarë që vijnë nga 4 vende fqinje të Ballkanit Perëndimor, si: Bosnje e Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm kroat Davor Božinović bëri me dije se nga ky urdhër përjashtohen udhëtarët e tranzitit.

Në Ballkanin Perëndimor numërohen rreth 30 mijë të infektuar me COVID-19 dhe rreth 900 viktima.

Treçereku i viktimave dhe të infektuarve janë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Nga fundi i muajit maj, Kroacia raportonte prirje në ulje të infeksionit me shumë pak raste të reja.

Autoritetet prisnin që të kalonin në një hapje totale të aktiviteteve, njësoj si në Malin e Zi, ku në fillim të qershorit u deklarua zyrtarisht dalja nga gjendja e pandemisë.

Mirëpo në javën e dytë të qershorit i gjithë rajoni regjistroi një valë të re me infeksione, valë e cila ka prekur tashmë edhe Kracinë me mbi 40 raste të reja javën e fundit.

Zyrtarisht në Kroacia ka pasur mbi 2,300 të infektuar me COVID-19, pre jtë cilëve 107 kanë vdekur.

Serbia ka rreth 13 mijë të infektuar dhe mbi 260 viktima, Maqedonia e Veriut mbi 5,200 të infektuar dhe rreth 250 viktima, Bosnje e Hercegovina mbi 3,500 të infektuar dhe rreth 170 viktima, ndërsa Kosova rreth 2,200 të infektuar dhe diçka më pak se 40 viktima.

 

Lexoni gjithashtu:

Bilanci rajonal i COVID-19, rreth 70 viktima dhe mbi 3000 të infektuar, virusi rikthehet në Mal të Zi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026