Kromi dhe bakri pa taksa, falen 500 milionë lekë për tre vite
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që zeron taksën për industrinë e përpunimit të kromit dhe bakrit. Sipas nismës parashikohet që për një periudhë 3-vjeçare të hiqet renta minerare për fabrikat që merren me pasurimin e kromit në ferrokrom dhe industrinë e përpunimit të mineralit të bakrit.
Efektet financiare të kësaj nisme parashikohet të jenë në minus 500 milionë lekë për arkën e shtetit. Qeveria e argumenton këtë projektligj duke e lidhur nevojshmërinë e tij me efektet financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në sektorin minerar në vend.
Ne relacion thuhet se kjo industri është ndër me kontribueset në bilancin tregtar dhe rrezikon falimentin si pasojë e efekteve financiare të Covid-19 dhe se masa financiare do të shërbejë në rritjen e vlerës se mineralit të kromit në mënyrë që mos të shiten si minerale te varfër por i pasuruar ne ferrokrom. Në grupin e mineraleve metalore që preken nga ky projektligj përfshihen kromi dhe bakri. Ky grup përfaqëson rreth 85% të investimeve që realizohen çdo vit në industrinë minerale. Brenda këtij grupi, minerali kromit ka peshën më të madhe me rreth 80% të investimeve.
Efekti nga heqja e rentës për mineralet metalore:
– Për koncentratin e bakrit, pagesa vjetore e rentës varion 100-200 milionë lekë
– Nga renta e mineralit të përpunuar të kromit, -180 milionë lekë në 3 vjet
– Nga renta e mineralit të përpunuar të bakrit që eksportohet, – 300 milionë lekë në 3 vjet
Efekti total 3-vjeçar llogaritet rreth -500 milionë lekë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta