Kryebashkiakja e Parisit akuzohet për shpërdorim fondesh publike

19 Shtator 2025 | 17:08

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, është përfshirë në një tjetër skandal financiar, pasi është akuzuar për përdorimin e mbi 12 mijë eurove nga fondet publike për të blerë veshje firmato. Sipas raportimeve të fundit nga organizata franceze kundër korrupsionit Mediapart, 66-vjeçarja dyshohet për shpërdorim të fondeve të taksapaguesve dhe mungesë transparence në lidhje me shpenzimet e saj personale.

Në një artikull të publikuar së fundmi me titullin “Raportet e shpenzimeve: Anne Hidalgo është ende e zemëruar për transparencën”, Mediapart zbardh një sërë blerjesh luksoze të kryebashkiakes. Ndër to, një pallto Burberry me vlerë 3,067.50 euro të blerë në nëntor të vitit 2023, dhe një fustan Dior për 2,300 euro në mars 2024.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi antikorrupsion “Transparenca Qytetare”, përmes një kërkese zyrtare për akses në informacion, Hidalgo ka shpenzuar rreth 84,265 euro për veshje dhe udhëtime, të cilat më pas i ka paraqitur për rimbursim nga fondet publike.

Megjithatë, ajo ka refuzuar të japë llogari për këto shpenzime, duke i cilësuar blerjet si të ligjshme dhe në përputhje me natyrën e punës së saj, që përfshin udhëtime të shpeshta dhe përfaqësim zyrtar të Parisit në evente ndërkombëtare.

“Për herë të tretë që nga viti 2014, kryebashkiakja e Parisit ka refuzuar të dorëzojë raportet e shpenzimeve të saj për udhëtime, vakte dhe evente”, shkruan Mediapart, duke shtuar se vetëm një pjesë e këtyre të dhënave është mundur të rikuperohet përmes gjykatës.

Ky skandal vjen në një kohë kur Hidalgo është përfshirë në një proces gjyqësor me vetë Mediapart, për shkak të publikimit të disa faturave të saj personale. Lajmi ka shkaktuar reagime të ashpra nga kundërshtarët e saj politikë dhe ka rikthyer vëmendjen tek një sërë akuzash të mëparshme për keqpërdorim të fondeve publike.

Në vitin 2024, një tjetër organizatë antikorrupsion ka ngritur padi penale ndaj saj, ndërkohë që në fund të vitit 2023, ajo u kritikua ashpër për një udhëtim në Tahiti që kushtoi rreth 60 mijë euro. Udhëtimi, i deklaruar si punë zyrtare, rezultoi të ishte zgjatur me dy javë për pushime private.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026