Rreth 4 orë në SPAK për inceneratorin, Subashi: Vij sa herë të më kërkojnë

18 Shkurt 2022 | 17:40

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka qëndruar rreth 4 orë në SPAK, ku ishte thirrur për të dhënë dëshminë e tij lidhur me inceneratorin e Fierit.

I pyetur nga mediat pas daljes nga prokuroria, Subashi është treguar i rezervuar duke thënë se deklarimet e tij janë pjesë e sekretit hetimor.

Ai u shpreh i gatshëm të shkojë në prokurori sa herë që të jetë nevoja për dëshminë e tij.

Edhe pse nga buxheti i shtetit janë paguar lekët, mbetjet nuk kanë filluar të digjen ende në inceneratotrin e Tiranës dhe Fierit.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se deputeti i PS-së dhe ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako është marrë gjithashtu në pyetje, për po të njëjtën çështje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026