Kryebashkiaku i Moskës: 200 mijë vende pune në rrezik për shkak të sanksioneve
Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin tha se rreth 200 mijë persona mund të humbasin punën në kryeqytetin rus, për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi teksa kompanitë e huaja po largohen nga vendi.
Autoritetet ruse miratuan një program prej 41 milionë dollarësh për të ndihmuar punësimin në Moskë.
Sipas Sobyanin, ky program ka për qëllim të ofrojë trajnime dhe punë të përkohshme, shkruan CNN.
Qindra kompani perëndimore kanë njoftuar se do të pezullojnë aktivitetet e tyre në Rusi pas vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Europian kundër Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se vendet perëndimore po i bëjnë dëm vetes me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, duke çuar në përkeqësim ekonominë perëndimore.
LEXONI GJITHASHTU
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun